Një titullar i Egnatias pëlqehet në Greqi, gati firma me Olimpiakosin
Mbrojtësi shqiptar Eljon Sota, aktualisht pjesë e KF Egnatias, është futur seriozisht në radarët e Olimpiakosit. Klubi grek po monitoron nga afër paraqitjet e 27-vjeçarit, i cili ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës së Egnatias në sezonet e fundit, falë qëndrueshmërisë dhe nivelit të lartë të paraqitjeve në prapavijë. Qendërmbrojtësi me këmbën e djathtë dallohet për lëvizshmërinë e mirë dhe qetësinë në administrimin e topit, cilësi që i lejojnë të ndihet komod edhe nën presion. Ai shpesh del nga vija mbrojtëse për të avancuar me topin dhe për të ndihmuar në ndërtimin e aksioneve, duke i dhënë ekipit një dimension më modern në fazën e organizimit të lojës nga prapavija. Nga ana fizike, Sota është mjaftueshëm i fortë për të përballuar...
Burimi:
gijotina.com