Një përforcim me kosto zero, zbulohet plani i Milanit për mbrojtjen
18 Korrik 2026 21:23 Telesport Pas zyrtarizimit të Gonçalo Ramos dhe Mario Gila, si dhe rinovimit për një vit tjetër të Luka Modric, Milan synon të bëjë edhe një përforcim me parametra zero për mbrojtjen. Duke qenë se Pervis Estupiñán është shumë pranë rikthimit në Premier League, këtë herë tek Aston Villa, Milan ka piketuar Raphaël Guerreiro për krahun e majtë të mbrojtjes. 32-vjeçari portugez vendosi të ndajë rrugët me Bayern Munich në fund të sezonit të kaluar dhe tashmë është lojtar i lirë në treg. Është vetë trajneri Ruben Amorim i cili ka kërkuar bashkëkombësin e tij për krahun e majtë të mbrojtjes. Gjithsesi, jemi ende në fazat fillestare, pasi ende nuk ka negociata zyrtare mes palëve.
Burimi:
telesport.al