Një gol vendos ndeshjen në Kupë, Vllaznia fiton ndaj Bylis – Balkanweb.com – News24
Vllaznia fitoi 0-1 ndaj Bylis, në sfidën e parë të vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Takimi u vendos nga një gol i Kastratit, i realizuar në pjesën e parë. Edhe pjesa e dytë ishte interesante, me raste shënimi, por rezultati mbeti i njëjti deri në vërshëllimen e arbitrit. Sfida e kthimit, e cila “vulos” skuadrën e kualifikuar luhet me 4 mars në Shkodër. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
Burimi:
gijotina.com