Nga Tirana në Lezhë, starton sot etapa e parë e Turit Çiklistik 2026. Ja akset që do bllokohen

Nga Tirana në Lezhë, starton sot etapa e parë e Turit Çiklistik 2026. Ja akset që do bllokohen

Starton sot etapa e parë e “Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026”. Policia e Shtetit ka bërë me dije se për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit ndërkombëtar sportiv  ka ndërmarrë një plan masash, në kuadër të të cilit do të bllokohen disa akse rrugore. Policia njofton se nga ora 12:00 do të bllokohen rrugët: Sheshi “Skënderbej” – bulevardi “Zogu i Parë” – rruga “Dedë Gjo Luli” – rruga “Myslym Shyri” – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – rruga “Lekë Dukagjini” – rruga “Ibrahim Rugova” – bulevardi “Gjergj Fishta” – Unaza e Madhe – autostrada Tiranë–TEG–Thumanë–Milot–Rrëshen–Reps – kthimi për në Milot – finishi në Lezhë. Aktiviteti, i ndarë në 5 etapa, do të zhvillohet në territorin e Republikës së Shqipërisë, më datat 18, 19, 20, 21 dhe 22...