Nga shorti i Nations League e te java e 23-të e Superiores. “Në Shtëpinë e Futbollit” diskutohet për gjithçka
Emisioni i 17-të i “Në Shtëpinë e Futbollit” u transmetua sot live në FSHF TV, duke sjellë në qendër të vëmendjes zhvillimet më të fundit të futbollit shqiptar, me fokus te Kombëtarja dhe kampionati “Abissnet Superiore”. Të ftuar në studio ishin gazetarja sportive Viola Spiro dhe zëvendëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, të cilët analizuan temat kryesore të javës dhe diskutuan mbi objektivat e skuadrës kuqezi në sfidat e ardhshme. Emisioni u hap me diskutime për shortin e edicionit të ri të UEFA Nations League, ku Shqipëria nesër do të njohë kundërshtarët. Në një lidhje, Drejtori i Departamentit të PR në FSHF, Fatjon Kodra, foli për praninë e delegacionit kuqezi në këtë event të rëndësishëm për futbollin europian. Pjesë e shortit do të jenë Presidenti Armand...
Burimi:
telesport.al