Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Ylli norvegjez i futbollit Erling Haaland ka vendosur të “kompensojë” aktorin Tom Holland, pasi pak kohë më parë e kishte lënë pa përgjigje ftesën e tij për t’u takuar. Gjithçka nisi pasi emisioni “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” publikoi një klip ku Holland tregonte me humor se mesazhi që i kishte dërguar Haaland në Instagram nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Pas publikimit të videos, sulmuesi i Manchester City reagoi në seksionin e komenteve, duke i bërë një ftesë publike aktorit. “Ftesa për darkë u pranua, @tomholland2013. Pak me vonesë. Ti zgjidh vendin!”, shkroi Haaland. Gjatë intervistës me Jimmy Fallon, aktori 29-vjeçar zbuloi se i kishte dërguar një mesazh futbollistit, por ky i fundit nuk kishte asnjë ide se kush ishte dhe kishte menduar se...