Nga paraqitjet e kombëtares nën drejtimin e Maran te suksesi i vajzave kuqezi. Gjithçka që u diskutua në episdorin e fundit “Në shtëpinë e futbollit”

Nga paraqitjet e kombëtares nën drejtimin e Maran te suksesi i vajzave kuqezi. Gjithçka që u diskutua në episdorin e fundit “Në shtëpinë e futbollit”

Në FSHF TV u transmetua emisioni i fundit për këtë sezon i “Në Shtëpinë e Futbollit”, ku u trajtuan temat më të rëndësishme të futbollit shqiptar gjatë javëve të fundit, nga Kombëtarja A te sukseset e ekipeve kombëtare, zhvillimet institucionale dhe arritjet në arenën ndërkombëtare. Nën moderimin e Lenida Halilaj, të ftuar në studio ishin anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Blendi Fevziu, dhe gazetari sportiv, Ylli Aga. Pjesa e parë e emisionit iu kushtua Kombëtares shqiptare dhe dy ndeshjeve miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut. Të ftuarit analizuan paraqitjet e kuqezinjve, debutimin si titullarë të Alen Sherrit dhe Anis Mehmetit, si edhe minutat e para me Kombëtaren A të Luis Hasës. Gjatë diskutimit u vlerësuan paraqitjet e futbollistëve të rinj dhe rëndësia e tyre në...