Nga Modena te Elbasani, Ousmane Niang afrimi i rëndë verdheblu

Nga Modena te Elbasani, Ousmane Niang afrimi i rëndë verdheblu

Një përforcim i rëndësishëm për Gvozdenoviç vjen në prag të ndeshjes së Elbasanit në Europë kundër BATE Borisov, e vlefshme për raundin e parë Ligës së Konferencës më 7 korrik.  Për senegalezin 28 vjeçar me pasaportë italiane, ka kontratë dy vjeçare që do ta mbajë të lidhur me klubin verdheblu deri në vitin 2028. Njoftimi i plotë Ousmane Niang vjen në Elbasan nga eksperienca e fundit në Itali me AS Gubbio. Mesfushori qëndror ka veshur dhe fanellën e FC Pro Vercelli dhe të Modena FC në Serie B. Niang është zhvilluar profesionalisht në akademinë e Cremonese në Itali. Post navigation