Nga fotografia e rrallë me Ronaldon te përballja me të në Botëror; historia që emocionoi botën e futbollit

Nga fotografia e rrallë me Ronaldon te përballja me të në Botëror; historia që emocionoi botën e futbollit

Futbolli ka aftësinë të krijojë histori që duken si skenarë filmash. Njëra prej tyre vjen nga Uzbekistani dhe ka në qendër dy futbollistë që, 17 vite më vonë, e kthyen një ëndërr fëmijërie në realitet. Ishte viti 2009, kur Cristiano Ronaldo vizitoi Uzbekistanin. Mes qindra fëmijëve që prisnin ta takonin idhullin e tyre ishin edhe Rustam Ashurmatov dhe Dostonbek Khamdamov. Të dy arritën të bënin një fotografi me yllin portugez, pa e ditur se një ditë do të përfundonin në të njëjtën fushë me të. Kaluan vitet, dy djemtë u rritën dhe punuan fort për të realizuar ëndrrën e tyre. Ashurmatov u shndërrua në një nga mbrojtësit më të rëndësishëm të kombëtares së Uzbekistanit, ndërsa Khamdamov u bë një nga emrat më të njohur të...