Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Nga Dinamo te Partizani, ekstremet e Vllaznisë në gjysmën e parë të sezonit
Në një kohë kur është mbyllur gjysma e parë e sezonit në Superiore, Vllaznia renditet në vendin e katërt të klasifikimit. Me shkodranët që kanë grumbulluar 30 pikë pas 18 javësh, ku 22 prej tyre kanë ardhur në 9 takimet që kuqeblutë kanë qenë pritës. E ndërsa vetëm 8 pikë kanë ardhur nga 9 ndeshjet e luajtura në transfertë për 9 herë kampionët e vendit tonë. Në këtë mënyrë shkodranët janë në ndjekje tashmë të vendit të parë që mbahet nga Egnatia me 7 pikë më shumë, në kuotën e 37 të tillave. Gjatë kësaj periudhe, rezultatet e Vllaznisë kanë pasur uljet dhe ngritjet e veta, por cila ka qenë fitorja dhe humbja më e thellë e Vllaznisë deri në këtë pikë të sezonit? Humbja...