Nga Anthony Gordon te 21-vjeçari 100 milionë eurosh, zbulohet lista me anësorët që po ndjek Barcelona
Përveç transferimit të një qendërmbrojtësi dhe një qendërsulmuesi, Barcelona do të transferojë dhe një sulmues anësor gjatë merkatos së verës. Mundo Deportivo ka zbuluar disa nga emrat që po ndjekin drejtuesit katalanas, dy prej tyre ka qenë më parë pjesë e ekipeve të moshave të Barcelonës. Emri i parë në listë është ai Anthony Gordon, i cili ka bërë një sezon fantastik te Newcastle, por ka një çmim të vështirë për t’u përballuar nga Barcelona, mbi 80 milionë euro. Një tjetër emër është ai i zbulimit të këtij sezoni në La Liga, Victor Munoz, 22 vjeç, një produkt i La Masia, por më pas u bë pjesë e Real Madrid. Verën e kaluar u transferua te Osasuna për 5 milionë euro, por klubi madrilen mbajti...
Burimi:
telesport.al