Nga 46 mijë në 20.7 milionë ndjekës; Botërori ndryshon jetën e portierit të Kepit të Gjelbër

Nga 46 mijë në 20.7 milionë ndjekës; Botërori ndryshon jetën e portierit të Kepit të Gjelbër

6 Korrik 2026 10:30 Alfred Lleshi Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, është bërë papritur portieri më i ndjekur në botë në Instagram, duke arritur në 20.7 milionë ndjekës dhe duke lënë pas emra legjendarë si Iker Casillas (20.4 mln), Keylor Navas (19 mln), Thibaut Courtois (18 mln), Marc-André ter Stegen (16.7 mln), Manuel Neuer (15 mln) dhe Gianluigi Buffon (10.9 mln). Rritja është e pabesueshme, sepse para fillimit të Botërorit 2026, Vozinha kishte vetëm 46 mijë ndjekës. Brenda pak ditësh, falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera dhe vëmendjes globale që mori pas ndeshjes ndaj Argjentinës së Lionel Messit, numri i ndjekësve u rrit në mënyrë marramendëse. Ky është një shembull i qartë i ndikimit të jashtëzakonshëm që ka Kupa e Botës në karrierën dhe...