New York rikuperon disavantazhin prej 29 pikësh dhe mposht San Antonio, një fitore larg titullit
New York Knicks fitoi sot 107-106 ndaj San Antonio Spurs në finalen e katërt play off, duke udhëhequr 3-1 serinë e takimeve. Një triumf që afron edhe më shumë nju-jorkezët me titullin kampion, tashmë vetëm një fitore larg. Në fushën e tyre, New York fituan një ndeshje që dukej e humbur në fillimin e periodës së tretë, pasi miqtë ishin shkëputur 29 pikë. Por si rrallëherë në këtë fazë të NBA-së, tifozët përjetuan një përmbysje magjike. Ishte OG Anunoby (33 pikë) ai që realizoi koshin e fitores sekondën e fundit dhe duke bërë që tifozët të nisin një festë të çmendur. Mirë u paraqit edhe Jalen Brunson, që realizoi 36 pikë për vendasit, një dyshe që bëri diferencën në fushë. Te San Antonio ka keqardhje...
Burimi:
telesport.al