U vranë me armë gjahu nga ish-dhëndri/ Përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec! Banorët e fshatit: Është tragjedi e rëndë, u shua një shtëpi
Çifti Kosta Plaku dhe Belere Plaku, të cilët u ekzekutuan nga ish-dhëndri janë përcjellë sot për në banesën e fundit. 35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi shkoi në banesën e ish-partneres, Rozalinda Plaku dhe hapi zjarr me armë gjahu ndaj familjarëve të saj, duke i vrarë të atin dhe plagosur të ëmën, e cila pas disa orësh ndërroi jetë në spital. 35-vjeçari pasi qëlloi me armë u largua nga vendi i krimi dhe mori me forcë edhe ish-partneren e tij, Rozalina Plakun. Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen e rëndë, Policia shkoi në vendngjarje, ngriti pika kontrolli dhe nisi kërkimet për gjetjen dhe kapjen e autorit. Pas disa orësh kërkimesh, Policia lokalizoi 35-vjeçarin në fshatin Kurjan të Roskovecit. Ai ishte futur në makinën e tij dhe refuzoi të...
Burimi:
argjiroja.net