Në Turqi konfirmojnë: Beshiktas në bisedime për të transferuar Romelu Lukaku nga Napoli

Në Turqi konfirmojnë: Beshiktas në bisedime për të transferuar Romelu Lukaku nga Napoli

23 Prill 2026 10:51 Telesport Pas problemeve të shfaqura javët e fundit me Napoli, sulmuesi belg Romelu Lukaku po sheh mundësinë e largimit. Mediat turke sqarojnë se ai mund të vazhdojë karrierën e tij në Turqi. E përditshmja “Fanatik” raporton se Beshiktas, në veçanti po përgatit një ofertë për të nënshkruar me ish-lojtarin e Inter. Gjithsesi, nuk ka për të qenë e lehtë të gjendet një gjuhë e përbashkët. Natyrisht, skuadra turke synon ta blejnë Lukaku me një çmim të volitshëm, ndërsa Napoli shpreson ta shesë atë për një tarifë të lartë pas një Kupe Bote të fortë. Gjithçka do të varet nga gjendja fizike e lojtarit.