Në reagimin e parë pas fitores së Champions-it të dytë, Luis Enrique “thumbon” Interin

Në reagimin e parë pas fitores së Champions-it të dytë, Luis Enrique “thumbon” Interin

30 Maj 2026 21:25 Telesport PSG ka fituar Champions League për herë të dytë rresht. Këtë vit në finalen ndaj Arsenalit, e luajtur në “Puskas Arena” në Budapest, koha e regullt dhe ajo shtesë prej 30 minutash u ndanë në barazim 1-1. Nga pika e bardhë e penallitsë, futbollistët e PSG-së, u treguan më të saktë, duke fituar 4-3. Në reagimin e parë pas këtij suksesi, Luis Enrique ka “thumbuar” Interin, të cilin e mundi vjet në finale 5-0. “Ky titull i Champions League është edhe më i rëndësishëm se vitin e kaluar sepse këtë herë kundërshtari ishte shumë i fortë”, tha Enrique, në reagimin e parë pas fitores.