Në Holandë, të sigurtë: Mbrojtësi do të largohet nga City, synon të luajë në Serie A

Në Holandë, të sigurtë: Mbrojtësi do të largohet nga City, synon të luajë në Serie A

12 Maj 2026 12:18 Telesport I lënë shpesh në stolin e Manchester City të Pep Guardiola, mbrojtësi holandez Nathan Aké shpreson të ndërrojë klub verën e ardhshme. Me kontratën që i skadon në vitin 2027, lojtari 31-vjeçar sheh mundësi të reja. Mbrojtësi, sipas mediave holandeze, kërkon të sigurojë një transferim në Serie A. Ai synon të ndjekë shembullin e ish-shokut të tij të skuadrës Manuel Akanji, që pas largimit nga “citizens” po shkëlqen me Inter. Por ndryshe nga austriaku, mbrojtësi holandez shihet me interes nga Milan, që e kërkoi edhe verën e kaluar, por asokohe transferimi dështoi. Kostoja e transferimit të Nathan Ake shkon midis 10 dhe 15 milionë eurove. Por Milan nuk është kandidati i vetëm, pasi edhe Juventus e Roma janë midis skuadrave...