Në Angli akuzojnë Argjentinën për mungesë sportiviteti, listojnë “31 truke të pista” të përdorura në fushë

Në Angli akuzojnë Argjentinën për mungesë sportiviteti, listojnë “31 truke të pista” të përdorura në fushë

Humbja ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Botërorit 2026 ka shkaktuar polemika në Angli. Përveç zhgënjimit nga përmbysja në minutat e fundit, mediat angleze kanë kritikuar mënyrën si skuadra e Lionel Scalonit interpretoi ndeshjen, duke e akuzuar për agresivitet të tepruar, provokime dhe humbje kohe. Gazeta prestigjioze “The Telegraph” publikoi një artikull me titullin “31 truket e padrejta të Argjentinës”, duke renditur episodet e konsideruara antisportive gjatë 97 minutave në Atlanta. Sipas gazetës, lojtarët argjentinas tentuan të nervozonin kundërshtarët që në fillim. Në listë përmenden ndërhyrjet e forta të Alexis Mac Allister, Leandro Paredes, Enzo Fernández dhe Giuliano Simeone ndaj Elliot Anderson e Jude Bellingham, si dhe përplasjet me Jordan Pickford. Në shënjestër përfundoi edhe Lionel Messi, i kritikuar për protestat ndaj arbitrit dhe kontaktet me Bellingham...