Ndodh në Serie A pas Verona-Milan. Tifozi i kërkon foto, sulmuesi e refuzon dhe përleshet me të (video)

Ndodh në Serie A pas Verona-Milan. Tifozi i kërkon foto, sulmuesi e refuzon dhe përleshet me të (video)

20 Prill 2026 15:58 Telesport Një incident aspak i zakontë ka ndodhur në përfundim të ndeshjes Verona-Milan, ku kuqezinjtë fituan 0-1 falë golit të Adrien Rabiot. Pas ndeshjes, ka ndodhur një përleshje mes një tifozi dhe sulmuesit të Veronës, Gift Orban. Sipas dëshmitarëve okularë në vendin e ngjarjes, tifozi i kërkoi një foto, por nigeriani refuzoi, gjë që solli acarimin e tifozit dhe ky i fundit godet kofanon e makinës. Ky gjest i tifozit nxorri jashtë vetes sulmuesin nigerian, i cili zbret nga makina dhe filloi të përleshej me tifozin. Situata mund të kishte agravuar më tej, por u qetësua falë ndërhyrjes së kalimtarëve dhe njerëzve të pranishëm aty. Menjëherë pas situatës, klubi i Veronës përmes një deklarate për shtyp dënoi incidentin dhe bëri të...