Ndëshkoi skuadrën në të vajtjes me Petrokub, Aleksi gati divorci me Egnatian

Ndëshkoi skuadrën në të vajtjes me Petrokub, Aleksi gati divorci me Egnatian

Një duel i vajtjes përballë Petrokub në Champions i cili u shoqërua nga një pasim amatoresk i Albano Aleksit (minuta e parë dhe goli i vendasëve) dhe një karton i kuq i tij duket se nuk janë pritur mirë nga drejtuesit e Egnatias. Edhe pse në të kthimit kampionët e Shqipërisë realizuan një natë historike në Champions League duke fituar ndaj Petrokub në “Egnatia Arena” me shifra tenistikë 6-1, sërish për lojtarin 33 vjeçar situata ka mbetur ‘pezull’. Burime për Sportiim.al theksojnë se mbrojtësi 33 vjeçar nuk është më në planet e klubit dhe se shumë shpejt Aleksi pritet të largohet nga Rrogozhina. Afrimi i fundit i Ledio Beqjes por dhe prania e Altin Kryeziut në rolin e fierakut para mbrojtjes forcojnë mendimin se Aleksi...