Ndeshja SHBA-Australi/ Përballje kontinentesh, dy ekipet kërkojnë të mbyllin llogaritë e kualifikimit
Kanë fituar ndeshjet e para, por nuk mjafton për të siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt. SHBA dhe Australia do të sfidojnë njëra-tjetrën për të synuar tri pikët dhe për të eliminuar rrezikun që i kanoset nga Turqia, e cila do të sfidojë Paraguain. Skuadra e drejtuar nga Pocchetino është disi më favorite në këtë sfidë, por edhe australianët në ndeshjen e parë treguan se nuk janë më ajo skuadra e brishtë që kemi parë në edicionet e kaluara. Sa i përket formacioneve, dy trajnerët u kanë besuar të njëjtëve lojtarë që fituan ndeshjet e para. I vetmi emër i ri në të dyja ekipet është mesfushori i Australisë, Leckie. FORMACIONET ZYRTARE SHBA (4-2-3-1): Freese; Freeman, Richards, Ream, Robinson; Tillman, Adams; Dest, McKennie, Pepi;...
Burimi:
sot.com.al