Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “PGE Narodowy” janë shitur, për ndeshjen Poloni-Shqipëri, e vlefshme për fazën play-off të Kupës së Botës 2026. FSHF falënderon të gjithë tifozët për interesin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Kombëtares në këtë përballje historike, duke i ftuar njëkohësisht të respektojnë dhe ndjekin të gjitha udhëzimet e përcaktuara nga Federata Polake. Takimi Poloni-Shqipëri do të luhet më 26 mars, në orën 20:45, në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës.