Ndeshja me Luksemburgun, policia plan masash, ja akset që bllokohen

Ndeshja me Luksemburgun, policia plan masash, ja akset që bllokohen

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, duke filluar nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, do të aplikojë kufizime të përkohshme të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit. Rrugët që do të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes janë: -Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga hotel “Rogner” në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”; -Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së; -Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së; -Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së; -Rruga “Themistokli Gërmenji”, në fillim të rrugës; -Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së; -Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës, korridor hyrës për në parkimin e caktuar vetëm për...