NBA/ Lakers bën “bis”, kalifornianët mundin Knicks, Spurs fiton derbin teksan
Kur dalëngadalë po i afrohemi fundit të sezonit të rregullt në NBA, ka nisur të kristalizohet panorama e plotë e dy konferencave në NBA, teksa të tjera sfida interesante u zhvilluan të dielën në mbrëmje. Fitorja e dytë radhazi për Lakers, që mundën 110-97 New York dhe ngjiten në vendin e pestë në Perëndim. Tjetër ndeshje e mirë për Luka Doncic, autor i 35 pikëve. Jashtë fushe fiton Boston, që mundi 109-98 Cleveland. Brown me 23 pikë u dallua për Celtics. Pa probleme fiton edhe Miami, që mundi 121-110 Detroit, kryesuesit në Lindje. Vendimtar stoli i skuadrës nga Florida, nga ku erdhën 50 pikë. Zhgënjen skuadra e Dallas, që u mund 122-92 nga Toronto. Për kanadezët shkëlqeu Barrett me 31 pikë. Vazhdon të marshojë skuadrën...
Burimi:
gijotina.com