Napoli zyrtarizon Allegrin. “Mirë se erdhe Max”, De Laurentiis konfirmon trajnerin e ri

Napoli zyrtarizon Allegrin. “Mirë se erdhe Max”, De Laurentiis konfirmon trajnerin e ri

Tashmë është edhe zyrtare: Massimiliano Allegri bëhet trajneri i ri i Napolit. Pas ndarjes me Conte, presidenti De Laurentiis ka zgjedhur ish-trajnerin e Milanit për sezonin e ri. “SSC Napoli i uron mirëseardhjen Massimiliano Allegri, i cili merr detyrën si trajner i ekipit të parë. Trajneri ka firmosur një kontratë që e lidh me klubin deri më 30 qershor 2029”, – njoftoi vetë ADL përmes një postimi në “X”. Sa i përket marrëveshjes, Napoli dhe Allegri kanë rënë dakord për një kontratë trevjeçare me 4.5 milionë euro neto në sezon. Shifër pak më e ulët se 5 milionët që ai përfitonte te Milani, ku kishte kontratë deri më 2027. Në komunikatën zyrtare kujtohet edhe karriera e tij: “Pas një karriere të gjatë si futbollist, ku ka...