Napoli-Milan ngre siparin e Superkupës. Allegri për dopietë, Conte për të ndryshuar kurs

Napoli-Milan ngre siparin e Superkupës. Allegri për dopietë, Conte për të ndryshuar kurs

18 Dhjetor 2025 8:15 Alfred Lleshi Në Riad hapet Superkupa Italiane 2025 dhe vëmendja është te gjysmëfinalja Napoli–Milan. Ndeshja pritet të jetë spektakolare. Pas barazimit në “San Siro” me Sassuolon, Milani mbërrin me dëshirën për t’u rikthyer menjëherë në rrugën e duhur dhe përsëritur suksesin e edicionit të kaluar. Napoli, pas humbjeve me Benfica dhe Udinese, synon të hakmerret për humbjen në kampionat dhe të përmbysë ecurinë jashtë “Maradona”. Në lojë është finalja kundër fitueses së Bologna–Inter dhe trofeu i parë sezonal. Ndeshja do të startojë sot, në orën 20:00 (italiane), në “King Saud University Stadium”. Kjo është përballja e 179-të mes klubeve (71 fitore Milani, 53 Napoli). Allegri është në disavantazh personal ndaj Contes (5 fitore ndaj 9). Te Milani mungojnë Gimenez e Gabbia,...