Napoli fiton për herë të tretë Superkupën e Italisë

Napoli fiton për herë të tretë Superkupën e Italisë

Fitoi 2-0 ndaj Bolonjës, Napoli me Amir Rrahmanin në fushë, triumfon në Riad duke ngritur trofeun e Supërkupës së Italisë. Heroi i takimit braziliani Neres. Napoli fitoi Superkupën e Italisë për herë të tretë në historinë e tij, të parën nën drejtimin e Antonio Kontes. Në finalen në Riad-it, të kaltërit mposhtën Bolonjën me rezultatin 2-0 falë një performance të shkëlqyer të sulmuesit brazilian Neres. Anësori e theu barazimin në minutën e 39-të me një gjuajtje mahnitëse me të majtën në cepin e sipërm të portës, dhe në fillim të pjesës së dytë, ai ishte i shpejtë për të kapur pasimin e Ravalia-s për Lukumi dhe për të kompletuar dy gola vetjakë për trofeun e madh. Kjo finale u arbitërua nga Kolombo./Sportiim.al/ Vazhdo leximin