Napoli befasohet në shtëpi nga Lazio. Sarri i jep leksionte Conte-s dhe afron Interin me titullin (video)

Napoli befasohet në shtëpi nga Lazio. Sarri i jep leksionte Conte-s dhe afron Interin me titullin (video)

18 Prill 2026 19:56 Telesport Napoli është mposhtur 0-2 nga Lazio, në sfidën e luajtur në “Diego Armando Maradona”, e vlefshme për javën e 33-të në Serie A. Bardhekaltrit e nisën mjaft mirë takimin duke gjetur avantazhin që në minutën e 5-të, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Kenneth Taylor, ishte Matteo Cancellieri që shtyu topin në rrjetë. Në minutën e 31-të, Noslin pengohet në zonë nga Lobotka, penallti për Lazion. Goditja e kapitenit Mattia Zaccagni ndalet nga portieri Milinkovic-Savic. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Lazion. Në minutën e 56-të, tjetër aksion i shpejtë i bardhekaltërve, që finalizohet me sukses nga kroati Toma Basic. Rezultati final, 0-2 për kryeqytetasit. Napoli mbetet në vendin e dytë pas kësja humbjeje me 66 pikë, duke...