Nagelsmann: Arritëm objektivin e parë, por ambicjet e Gjermanisë janë më shumë se faza e grupeve

Nagelsmann: Arritëm objektivin e parë, por ambicjet e Gjermanisë janë më shumë se faza e grupeve

24 Qershor 2026 12:36 Telesport Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, u emocionua nga fitorja me përmbysje, 2-1 kundër Bregut të Fildishtë të shtunën. Por, ai nuk festoi avancimin e ekipit të tij në fazën eliminatore të Kupës së Botës, për herë të parë që nga viti 2014. “Kemi ambicie të larta në këtë turne,” tha Nagelsmann, që konfirmoi se nuk ka ndërmend të ndalet këtu në Botëror: “Arritëm objektivin e parë, por qëllimi ynë tani është të përqendrohemi në hapin tjetër”. Gjermania dështoi të kalonte fazën e grupeve si në Rusia 2018 ashtu edhe katër vjet më parë në Katar. “Kjo është pikërisht ajo që shpresonim dhe jam shumë i lumtur për ekipin tim, që arriti objektivin e parë“, tha Nagelsmann. “Tani do të përgatitemi...