“Na mashtroi të gjithëve”/ Neymar fshehu lëndimin e tij, rrezikon Botërorin 2026

“Na mashtroi të gjithëve”/ Neymar fshehu lëndimin e tij, rrezikon Botërorin 2026

Superylli brazilian Neymar, 34 vjeç, është përfshirë në një debat të madh pas zbulimit se ai ka fshehur seriozitetin e lëndimit të tij, vetëm pak ditë para fillimit të Kupës së Botës 2026. Sulmuesi i Santosit u përfshi në skuadrën e Brazilit nga Carlo Ancelotti, pas ndërhyrjes së yjeve si Casemiro dhe Vinicius Jr, dhe vetëm 24 orë para konfirmimit zyrtar të 26-shes, trajneri italian pranoi ta fuste në ekip pas një videokonference emocionale. Megjithatë, është zbuluar se lëndimi i Neymar në viç është shumë më serioz se ç’është raportuar, duke përfshirë një këputje muskulore të gradës së dytë me gjakderdhje dhe inflamacion të dukshëm. Kjo e bën të pamundur pjesëmarrjen e tij në ndeshjet përgatitore kundër Panamasë dhe Egjiptit, si dhe e bën të...