Myrto Ozuni shënon gol nga pika e bardhë në barazimin 2-2 që Austin arriti në Minnesota (video)

Myrto Ozuni shënon gol nga pika e bardhë në barazimin 2-2 që Austin arriti në Minnesota (video)

11 Maj 2026 10:28 Telesport Sulmuesi shqiptar Myrto Ozuni ka qenë protagonist me një gol në barazimin 2-2 që skuadra e tij Austin FC arriti sot në fushën e Minnesota United. Goli i sulmuesit kuqezi erdhi në minutën e 9-të nga pika e bardhe e penalltisë. Ozuni ishte mjaft i qetë, duke çuar topin në rrjetë, ndërsa portieri i ekipit kundërshtar përfundoi në anën tjetër. Një tjetër paraqitje e mirë për Myrto Ozuni, që shënoi golin e tij të pestë sezonal me skuadrën amerikane. Skuadra e Austin FC, që militon në MLS amerikane, ndodhet në vendin e 19-të në renditje, me 14 pikë pas 12 javëve kampionat. Sulmuezi kuqezi është golashënuesi më i mirë i skuadrës. https://www.facebook.com/share/v/1CDr4BPiuZ/