Musiala shtyn fillimin e fazës përgatitore, shkak bëhet operacioni në këmbë por synon Superkupën

Musiala shtyn fillimin e fazës përgatitore, shkak bëhet operacioni në këmbë por synon Superkupën

24 Korrik 2026 12:00 Telesport Jamal Musiala do të duhet të shtyjë fillimin e kampit të tij stërvitor veror me Bayern Munich. Siç raportohet nga “Kicker”, mesfushori sulmues gjerman iu nënshtrua së fundmi një operacioni për të hequr pllakën e futur në këmbën e tij pas dëmtimit të rëndë që pësoi një vit më parë. Ky operacion ishte planifikuar me qëllim shmangien e komplikimeve të mundshme në të ardhmen. 23-vjeçari Musiala do të mbetet në Mynih për të përfunduar rikuperimin e tij para se të rifillojë stërvitjen individuale, e planifikuar për 31 korrik. Nëse nuk lindin probleme të paparashikuara gjatë rehabilitimit të tij, Musiala do të kthehet në stërvitje me grupin pas kthimit të ekipit nga turneu aziatik, i pritur në fillim të gushtit. Stafi...