Muçi shënon super gol, dërgon Trabzponsporin në finalen e Kupës së Turqisë

Muçi shënon super gol, dërgon Trabzponsporin në finalen e Kupës së Turqisë

Ylli kuqezi Ernest Muçi ka bërë sërish heroin për skuadrën e tij Trabzonspor, duke shënuar golin e fitores. Trabzponspori fitoi me rezultatin 2-1 përballë Gençlerbirligi në gjysmëfinalen e kupës së Turqisë. Me këtë gol, Muçi i jep një shans të artë skuadrës që ta mbyllë sezonin me trofe. Ernest Muçi ka lënë përsëri shenjën e tij për skuadrën e Trabzonspor duke i siguruar ekipit të tij finalen e Kupës së Turqisë me një gola spektakolar. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, në minutën e 92-të të sfidës, mori topin në të majtën dhe lëshoi një gjuajtje spektakolare e cila përfundoi në trekëndëshin e largët të portës së ekipit vendas.