Muçi dhe Asllani më të mirët shqiptarë në Turqi, por sezoni tjetër sjell të papritura
Adriatik BALLA Lojtarët e Kombëtares tonë që luajnë në kampionatin turk janë shtuar shumë gjatë viteve të fundit, në të dy ligat kryesore të futbollit turk. Një pjesë luajnë në nivele shumë të larta dhe kanë tregues mjaft cilësor. mes tyre spikat sulmuesi Ernest Muçi, pjesë e Trabzonsporit, por i huazuar nga klubi i Beshiktashit. Duhet thënë se Muçi ka shënuar gola të shumtë dhe kanë dhënë disa asiste këtë sezon, duke tërhequr vëmendjen e disa kubeve të njohura europiane, por edhe të vetë klubeve të mëdha turke. Por jo më pak të rëndësishëm janë edhe lojtarë si Kristjan Asllani, Odise Roshi, Qazim Laçi etj, lojtarë shqiptarë që e kanë rritur ndjeshëm nivelin e kampionatit turk. Në të vërtetë atje luan edhe Seferi, Rroca, Rashica...
Burimi:
sot.com.al