Mposhti Messi e Mbappe dhe mori trofeun e “Topit të Artë” në Botëror, Rodri: Nuk e prisja këtë vlerësim
Mesfushori spanjoll, Rodri, mundi legjendën e Argjentinës, Lionel Messi, dhe superyllin francez Kylian Mbappe, për të fituar çmimin e Topit të Artë për Kupën e Botës 2026. Sipas FIFA-s, “lidhja e tij e mbrojtjes me sulmin, ndërhyrjet në kohë dhe pasimet e sakta luajtën një rol të madh në pushtimin e Spanjës”. Mesfushori u vlerësua për lojën e tij edhe pse nuk regjistroi asnjë gol ose asist në tetë ndeshjet e Spanjës. Ai krijoi më shumë pasime dhe vrapoi më shumë se çdo lojtar tjetër në turneun e këtij viti. Paraqitjet e tij të qeta ishin themeli për triumfin përfundimtar të Spanjës. Në ndeshjen kundër Argjentinës, Rodri (30 vjeç), realizoi me sukses 101 nga 105 pasime, fitoi 80% të dueleve të tij dhe krijoi dy...
Burimi:
telesport.al