“Mourinho dua të ribashkohemi”, Marash Kumbulla: Ende e kujtoj trofeun në Tiranë
E ardhmja e Marash Kumbullës mbetet një nga çështjet që pritet të zgjidhet gjatë javëve të ardhshme në merkaton e verës. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është rikthyer te Roma pas huazimit te Majorka, ndërsa prej ditësh emri i tij lidhet me një transferim të mundshëm te Torino, që vazhdon ta monitorojë nga afër. Megjithatë, për momentin prioriteti i 25-vjeçarit është të nisë përgatitjet me verdhekuqtë dhe të bisedojë me trajnerin Xhan Piero Gasperini për të kuptuar nëse do të ketë hapësira në projektin e ri teknik. Kumbulla është grumbulluar normalisht nga Gasperini për fazën përgatitore në Trigoria, edhe pse konsiderohet një nga futbollistët që mund të largohet gjatë kësaj merkatoje. Pas dy sezoneve në Spanjë, fillimisht me Espanjolin dhe më pas me Majorkan, mbrojtësi shqiptar...
Burimi:
gijotina.com