MotoGP/ Bexeki ‘Çmimi i Madh’ në Muxhelo, Martin e Banjaia plotësojnë podiumin

MotoGP/ Bexeki ‘Çmimi i Madh’ në Muxhelo, Martin e Banjaia plotësojnë podiumin

Marko Bexeki fiton Çmimin e Madh të Muxhelos (Itali) dhe rrit epërsinë e tij ndaj Horge Martin në klasifkimin e përgjithshëm në MotoGP. Kjo ishte fitorja e katërt e liderit të kampionatit për këtë sezon dhe e para pas tre GP-ve radhazi me rezultate gjithnjë e më pak mbresëlënëse. Ndërkohë italiani tjetër Françesko Banjaia zuri vendin e tretë, duke mbajtur kryesimin gjatë gjithë gjysmës së parë të raundit të shtatë të kampionatit, por më pas iu desh t’ua linte vendin dy Aprilia-ve Bexeki dhe Martin. Peko shpëtoi podiumin në vijën e finishit nga një sulm i fundit nga Ai Ogura, i katërti në Aprilia të USA Trackhouse. Fabio Di Xhanantonio (Ducati VR46) plotësoi pesëshen e parë, duke u rikuperuar pas një nisjeje të dobët. Pedro...