Moratti dhe hetimi për arbitrat: Budallallëk krahasuar me Calciopoli, Interi s’është ndihmuar kurrë
1 Maj 2026 9:04 Alfred Lleshi “Duket si një luftë e vogël mes arbitrave të ndryshëm, nuk shoh krahasime me Calciopoli. Krahasuar me atë, kjo e tanishmja është një budallallëk”. Ky është mendimi i Massimo Morattit, i cili, si gjithë sportistët italianë, po ndjek nga afër “tërmetin” që ka goditur arbitrat italianë dhe ka çuar në vetëpezullimin e dizenjatorit Gianluca Rocchi, pas akuzës për bashkëpunim në mashtrim sportiv. “Besoj se çështja ka të bëjë me arbitrat dhe jo me klubet, – vazhdoi ish-presidenti i Interit. – Nëse klubet kanë folur ndonjëherë me arbitrat për të sugjeruar një profil të preferuar? Ky koncept nuk më përkiste mua. Kisha edhe frikë, edhe respekt, sepse mund të vendosnin fatin e ekipit tim, sidomos duke pasur Juventusin përballë. E...
Burimi:
telesport.al