Morata trondit: Isha nën efektin e ilaçeve të depresionit kur u prezantova te Milani

Morata trondit: Isha nën efektin e ilaçeve të depresionit kur u prezantova te Milani

12 Qershor 2026 14:39 Alfred Lleshi Álvaro Morata ka rrëfyer periudhën e vështirë që parapriu transferimin e tij te Milani. Në podcastin “El camino de Mario”, sulmuesi i Comos deklaroi: “Kur mbërrita për prezantimin te Milani po merrja ilaçe. Në kokën time nuk arrija të kuptoja asgjë nga ajo që po ndodhte. U largova nga Atletico Madridi kur kuptova se e kisha humbur kontrollin pas një ndeshjeje të Champions League kundër Borussia Dortmundit. Rashë në depresion”. Spanjolli tregoi se ndihma e Koke, Iniesta dhe të tjerëve ishte vendimtare: “Brenda një muaji kalova nga periudha më e errët e jetës sime te fitimi i Kampionatit Europian”. Ai pranoi se largimi nga Atletico Madridi i dhemb ende dhe se ndoshta u largua për shkak të një ndjenje...