Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

Debutimi në Botërorin 2026 mes Gjermanisë dhe Curaçaos në Houston duket se zbatoi me përpikmëri skenarin e shkruar nga parashikimet; një fitore e pastër 7-1 për skuadrën e Nagelsmann, një goleadë e parashikuar që konfirmoi hendekun e madh në aspektin teknik mes dy skuadrave. E megjithatë ajo që bëri historinë dhe xhiron e botës në internet nuk ishte tabela e shënuesve, por ajo që ndodhi pas fërshëllimës së fundit të arbitrit të ndeshjes.Një imazh i fuqishëm dhe i pazakontë që shfaqi anën më fisnike dhe më të pastër të sportit. Për Curaçao, ishull në Karaibe, që është në debutimin historik në fazën finale të një Kupe Bote, e gjithë dita ishte legjendare. Që nga momenti i ekzekutimit të himnit kombëtar e kënduar me krenari nga...