Modrić ia dedikon Sergio Ramosit fitoren e derbit: Kur është kapiteni, duhet fituar
Luka Modrić i dedikoi fitoren 1-0 të Milanit në derbin ndaj Interit pikërisht Sergio Ramosit, i cili ishte në tribunën e “San Siros”: “Para kapitenit duhet fituar”. Ramos iu përgjigj me një mesazh në Instagram: “Faleminderit shumë, Lukita ime!” Ndeshja mund të kishte vulosur titullin e Serie A qysh mbrëmë nëse fitohej nga zikaltrit, me kryesimin e mundshëm +13 pikë për Interin, por Milani e ka rindezur garën për trengjyrëshin, duke e mbajtur për të shtatën herë radhazi statusin humbje në derbi, pas një serie prej 6 humbjesh me Stefano Pioli në stol. Goli vendimtar u shënua nga Pervis Estupiñán, i cili kishte kaluar në plan të dytë pas shfaqjes së talentit Davide Bartesaghi. Veprimi i golit ishte i rafinuar; Fofana shpërndau aksionin me të...
Burimi:
telesport.al