Mitaj vlerëson paraqitjen e kuqezinjve: Bëmë mirë, por me trajnerin ca gjëra duhet t’i rregullojmë

Mitaj vlerëson paraqitjen e kuqezinjve: Bëmë mirë, por me trajnerin ca gjëra duhet t’i rregullojmë

Adriatik BALLA Kombëtarja e humbi miqësoren e parë, atë ndaj Izraelit, ndërkohë që do të ketë nesër në mbrëmje një tjetër duel, këtë radhë me Luksemburgun. Trajneri Rolando Maran e nisi me humbje aventurën e tij në krye të kuqezinjve, por askush nuk u lëndua, duke menduar se këto janë vetëm takime miqësore dhe skuadrës i vlejnë më shumë për të parë gjendjen e vet sportive dhe si trajneri und të eksperimentojë për të pasur ide të qarta për vazhdimësinë, konkretisht për ndeshjet zyrtare në Ligën e Kombeve. Padyshim, disa analiza për humbjen do të bëhen, do të dalin në pah edhe mangësitë, por për momentin skuadra duket e mobilizuar për të bërë performancë të mirë me Luksemburgun dhe për të marrë rezultat pozitiv edhe...