Miqësoret e qershorit ndaj Sllovenisë dhe Italisë, Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Durrës

Miqësoret e qershorit ndaj Sllovenisë dhe Italisë, Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Durrës

Kombëtarja shqiptare U-21 vijon përgatitjet në Durrës në kuadër të dy ndeshjeve miqësore të muajit qershor ndaj Sllovenisë U-21 dhe Italisë U-21. Nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi dhe stafit teknik, kuqezinjtë janë stërvitur rregullisht gjatë këtyre ditëve, duke punuar për të qenë sa më të përgatitur për dy sfidat e rëndësishme ndërkombëtare. Pasditen e sotme, ekipi do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në Durrës, ndërsa nesër do të udhëtojë drejt Italisë. Përballja e parë, Slloveni U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet më 5 qershor, në orën 20:15, në stadiumin “Ajdovš?ina”. Tre ditë më vonë, më 8 qershor, kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë U-21. Takimi Itali U-21 – Shqipëri U-21 është programuar të nisë në orën 18:15 dhe do të luhet në stadiumin...