No Image Available

Miqësore në Valencia/ Shqipëria përballë Ukrainës, Silvinjos i ikën edhe Ismajli

Mbrëmjen e sotme në Valencia, Spanjë (20:45) do të zhvillohet miqësorja Ukrainë- Shqipëri. Ky takim i programuar nga UEFA i detyron skuadrat humbëse në gjysmëfinale të play off-it të një bilete për Kupën e Botës të luajnë mes tyre. Një “angari” që pakkush nga kombëtare të tilla do ta dëshironte. Pas Muçit, Ajetit (të dëmtuar) largohet edhe Adrian Ismajli që sipas njoftimit të FSHF-së ka dëmtim. Postimi i ditës së hënë nga Departamenti i Komunikimit në FSHF: Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin Estadi Ciutat de València para ndeshjes miqësore me Ukrainën. Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik skuadra ka zhvilluar një seancë të plotë stërvitore, pa shumë ngarkesa fizike të fokusuar më shumë në aspektet taktike të lojës. Departamenti...