Ministri Abodi: Trajneri i kombëtares italiane duhet zgjedhur nga modeli, jo prej emrit

Ministri Abodi: Trajneri i kombëtares italiane duhet zgjedhur nga modeli, jo prej emrit

19 Maj 2026 13:25 Alfred Lleshi Andrea Abodi, ministër për sportin dhe të rinjtë në Itali, foli rreth të ardhmes së trajnerit të kombëtares axurre gjatë aktivitetit “World Fair Play Day 2026”, të organizuar në Senat. “Prioritet duhet të jetë modeli i ‘Club Italia’, sepse duke nisur nga modeli mund të gjendet interpreti i duhur. Nëse nisemi nga emri i trajnerit, pa pasur ide të qarta, atëherë gjithçka mbështetet vetëm te personi. Për mua trajneri i kombëtares duhet të jetë pjesë e një organizimi dhe përfaqësues i një vizioni”, – deklaroi Abodi. Ai shtoi se trajneri i ri duhet të zbatojë koordinimin mes të gjitha kombëtareve, duke nisur nga ekipet e moshave, “mbi bazën e një shkolle futbolli që iu jep trajnerëve një vijë logjike...