Milanit i mungon një mesfushor me tipare sulmuese, Amorim zgjedh portugezin që Barcelona nuk i dha kurrë besimin e duhur

Milanit i mungon një mesfushor me tipare sulmuese, Amorim zgjedh portugezin që Barcelona nuk i dha kurrë besimin e duhur

26 Qershor 2026 15:44 Telesport Pas paraqitjes fantastike në sezonin e fundit me Sporting Lisbon, ku kontriboi me 13 gola dhe 18 asiste, Milan i është shtuar listës së shumë ekipeve që interesohen për mesfushorin me tipare sulmuese, Francisco Trincao. Ruben Amorim e sheh 26-vjeçarin portugez si profilin e duhur për të forcuar sulmin e kuqezinjve. Kujtojmë se në vitin 2020, Trincao u transferua me shumë bujë nga Braga te Barcelona për 31 milionë euro. Por mosha e re dhe mungesa e përvojës, bënë që mos të merrte besimin që i nevojitej dhe më pas filluan huazimet. Në vitin 2023, u transferua përfundimisht te Sporting Lisbon për 18 milionë euro, ndërsa sot sipas Transfermarkt vlen 40 milionë euro. Ndërkohë që Sporting Lisbon kërkon të paktën...