Milani “qan” largimin e Igli Tares. Asnjë shitje, një muaj para mbylljes së merkatos
Më pak se një muaj para mbylljes së merkatos verore, Milani nuk ka zyrtarizuar asnjë shitje, përveç transferimeve përfundimtare të Pobega, Morata, Colombo dhe Jimenez. Ky është një tregues i qartë i vështirësive të kuqezinjve në largime, që po ndikojnë edhe te përforcimet. Përveç Rafael Leao, që duket gjithnjë e më pranë qëndrimit, Milani duhet të gjejë destinacion për Terracciano, Tomori, Odogu, Loftus-Cheek, Bondon, Ricci, Musah dhe Bennacer. Ndërkohë, e ardhmja e Fofana, Gimenez dhe Estupinian mbetet ende e paqartë. Situata është krejt ndryshe nga një vit më parë, kur Igli Tare, sapo ishte emëruar drejtor sportiv, realizoi shitje të rëndësishme. Reijnders u transferua te Manchester City për 55 milionë euro, Thiaw te Newcastle për 35 milionë, Theo Hernandez solli 25 milionë, Okafor 19 milionë,...
Burimi:
telesport.al