Milani përgatit “revolucionin”, Leao “sjell” Zirkzee. Çfarë dysheje me Sorloth për Allegrin
Për ta perifrazuar një këngë të vjetër, mund të këndohej “Furlani, më ndrysho pamjen”. Dhe pikërisht për këtë bëhet fjalë, sepse në shtëpinë e Milanit një gjë është e sigurt; vera do të jetë e revolucionit. Një revolucion që do të përfshijë gjithë repartin ofensiv të Allegrit, i “rrëzuar” në bllok në fund të një sezoni ku sulmuesit e “Djallit” zhgënjyen jo pak. Duke nisur nga kush mbetet. Për momentin, pavarësisht frenimit në rinovim, i vetmi që mund të veshë ende fanellën kuqezi sezonin e ardhshëm është Christian Pulisic. Amerikani, pas një nisjeje entuziazmuese, u zbeh me kalimin e kohës, por mbetet një kartë ku Allegri beson. Të tjerët? Të gjithë në merkato; nga Rafa Leao te Fullkrug (që nuk do të blihet), deri te...
Burimi:
telesport.al