Milani, para të gjithëve për Goretzka: Kontaktet kanë nisur që nga marsi, ja oferta kuqezi

Milani, para të gjithëve për Goretzka: Kontaktet kanë nisur që nga marsi, ja oferta kuqezi

25 Prill 2026 7:59 Alfred Lleshi Mediat italiane përditësojnë situatat e Palestra dhe Leon Goretzka. Fillimisht për anësorin italian, sot te Cagliari, por në pronësi të Atalanta: “Klubi bergamask e di se mund të hapet ankand për të. Palestra pëlqehet nga Interi, Juventusi, Milani dhe Roma. Nëse vjen një ofertë 40-45 milionë euro, do të jetë e vështirë të mbahet. Kujdes edhe nga Premier League, pasi enturazhi i tij, i njëjti me Riccardo Calafiori, ka kontakte të forta me klubet angleze. Për shembull Tottenham ka kërkuar informacion, por gjithçka varet nga mbijetesa”. Për Goretzka: “Juventusi ka provuar, por Milani është qartësisht përpara për mesfushorin që do të largohet me parametër zero nga Bayern Munich. Ofertë 3-vjeçare prej 5 milionë eurosh në sezon, plus bonuse, ka...