Milani në katastrofë totale, tani askush nuk mund t’ia hedhë fajin vetëm klubit
Tani çfarë? Më në fund erdhi përgjigjja për pyetjen pse, kur Milani fiton, meritat i merr Allegri, ndërsa kur humbet, fajin e kanë vetëm drejtuesit dhe lojtarët. U dëgjuan kore kundër Furlanit, Cardinale, Ibrahimovic dhe Scaroni, por më pas ndodh që një skuadër pa objektiva si Cagliari dominon në “San Siro” dhe rrëzohet gjithë narrativa e mediave dhe tifozëve. I rëndësishëm ishte kualifikimi në Champions, edhe në vendin e fundit të mundshëm, por Milani mbeti jashtë. Atëherë? A nuk ka edhe Allegri një pjesë përgjegjësie, sado të vogël? Trajneri kuqezi, i vetmi i paprekur nga kritikat për rënien e dy muajve e gjysmë të fundit të skuadrës, ka bërë të njëjtën gjë si nga rikthimi te Juventusi në vitin 2021: të kërkojë rezultate duke minimizuar ngjarjet...
Burimi:
telesport.al